E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes protesta kunder Albtelekomit per vjedhje

Reagimi Qytetaret ankohen per sherbimin e internetit qe nuk ka cilesine per te cilen paguajne

Dhjetera qytetare kuksiane kliente te kompanise Albtelekom kane protestuar paraditen e djeshme perpara godines se Albtelekomit ne Kukes. Grupi i te rinjve pjese e nje subjekti civil kane akuzuar kompanine per mungese te sherbimit te paguar sic eshte sherbimi i internetit dhe si rrjedhoje per vjedhje te klientit. Ata permes nje letre-ankese drejtuar Drejtorise se Metrologjise kerkojne te mbrohen nga abuzimi qe kjo kompani ushtron ndaj perdoruesve te internetit ne Kukes ku sinjali shkon shume i dobet dhe jo sipas pageses se kryer. Mes te tjerash ata jane ankuar se u jane bere nderprerje te sinjalit pa paralajmerim qe kane zgjatur me dite te tera. Ne leter eshte meshuar ne faktin qe Albtelekom nuk ka zhdemtuar asnjehere per mungesen e sherbimit te paguar ndersa nuk mund te tolerohet edhe mefshtesia e organeve pergjegjese te cilet duhet te ndeshkojne abuzuesit me klientin. Ne baze te Ligjit per Mbrojtjen e Konsumatorit Neni 37 pika 3 konsumatorit i lind e drejta te demshperblehet per te gjitha nderprerjet dhe defektet teknike nese keto nuk ndodhin per shkak te forcave madhore etj. Grupi i te rinjve protestues i perkrahur edhe nga dhjetera qytetare kane thene se nese enti pergjegjes nuk merr masa ligjore do ti drejtohen gjykates dhe prokurorise me padi kunder abuzuesit. Albtelekom ne Kukes ka qindra kliente te perdorimit te sinjalit te internetit pasi eshte i vetmi operator i ketij sherbimi ne Kukes. Me heret ka pasur sherbime te internetit nepermjet sateliteve te huaj por vitet e fundit eshte hequr dore prej tyre pikerisht duke besuar ne sherbimin korrekt te premtuar nga Albtelekomi.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›