E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, sherr me thika mes dy grupeve plagosen dy persona

TIRANË- Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sherri me thika. Bëhet fjalë për një përplasje mes dy grupeve, ndërsa ende nuk bëhen të ditura identitetet e të plagosurve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të zonës së Xhamllikut, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje sqaron se sheri ka ndodhur për motive të dobëta.

Blutë e Tiranës deklarojnë se janë shoqëruar në polici disa persona, ndërsa të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak. Pritet që me marrjen në pyetje të personave të përfshirë në sherrin me thika të zbardhen edhe më shumë detaje.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›