E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Greqia Nikolin Samara- ne kerkim nderkombetar

Ditën e djeshme, rreth orës 17.00, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina, Greqi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Nikolin Petrika SAMARA, vjeç 23, lindur në Korçë.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr. 27, datë 13.04.2010, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me dhunë, të kryer në bashkëpunim“, parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal.

Shtetasi Nikolin SAMARA, akuzohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, më datë 08.03.2010, ka kryer vjedhje me dhunë në ambientet e një lokali në Korçë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, më datë 07.01.2011, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Nikolin Samara.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›