Mediu Gjoba deri ne 100 mije Euro per subjektet qe derdhin ujerat e zeza
Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka paralajmeruar të gjitha subjektet që derdhin ujërat e zeza në det se në rast të konstatimit nga inspektorë të mjedisit, ata do të penalizohen mjaft rëndë.
Ministri Mediu në një takim që ka zhvilluar në prefekturën e Durrësit për sezonin turistik ka deklaruar se është e patolerueshme dhe e papranueshme që në det të derdhen akoma ujërat e zeza.
Ai ka deklaruar se në bashkëpunim me Inspektoriatin Nndërtimor Urbanistik Kombëtar, Inspektoriatin e Shëndetit Publik dhe Policinë e Rendit do të ndëshkohen rëndë subjektet abuzuese, sanksione që fillojnë nga gjoba deri në 100 mijë euro, bllokim të aktivitetit dhe ndjekje penale.
Për situatën në bregdetin e Durrësit ka raportuar Drejtori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit Ramazan Kalia, i cili ka theksuar se më problem mbetet situata tek Currilat, ndërsa në bregdetin e Shkëmbit të Kavajës.
Në takim kanë munguar përfaqësues të Bashkisë së Durrësit, të cilët ftesës për të marrë pjesë në takimin për turizimin i janë përgjigjur se janë të zënë me angazhime të tjera.
Agjencia Rajonale e Mjedisit e akuzon bashkinë për mosbashkëpunim në drejtim të përmirësimit të mjedisit, si për mbetjet urbane, ashtu edhe për situatën që krijohet nga plazhet e shumta private në sezonin e verës.