Turizmi ne Lezhe vizitoreve do tu mungoje Kalaja pasi mungon rruga
Turistëve të cilët kanë dëshirë të vizitojnë qarkun e Lezhës do t’u mungojë Kalaja.
Kjo për shkak se ende nuk është ndërtuar rruga që të shpie deri atje.
Megjithatë, rritja e interesit të turistëve dhe vizitorëve ndaj qytetit të Lezhës, ka bërë që bashkia e këtij qyteti të marrë masa për të vendosur në gatishmëri të gjitha resurset e zonës.
Sipas drejtorit të turizmit dhe kulturës në bashkinë e Lezhës, Luan Dalipi, pritshmëria është më se e madhe, pasi është punuar mirë, kryesisht në vendvarrimin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Sipas tij, ekspeditat e ndryshme që po kryhen në të gjithë zonën muzeale, i kanë dhënë një tjetër pamje qytetit të Lezhës, por mbetet punë për të bërë që të mundësohen vizitat në kalanë e qytetit.
Kalaja mesjetare e Lezhës do të jetë lehtësisht e vizitueshme vetëm në sezonin e ardhshëm turistik, pasi pritet përfundimi i rrugës që i hap dritë turizmit në këtë aset.
Për të ndërtuar këtë segment rrugor është dashur angazhimi i qeverisë shqiptare, e cila ka lobuar me bankën evropiane për rindërtim dhe zhvillim dhe bankën europiane të investimeve, duke mundësuar një fond prej 170 milion lekë të reja për ndërtimin e kësaj rruge.