Rrezohet rekursi per gardistin e 21 janarit Gjykata e Larte mbeshteti Apelin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Prokurorisë për masën e gardistit Gazmend Ahmetaj, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit me detyrim për paraqitje.
Gjykata vlerësoi se nuk gjente asnjë bazë ligjore për kërkesën e prokurorit Artur Selmanaj, për të ndryshuar masën dhe caktuar burg pa afat për gardistin.
Prokurori pretendoi se vendimi i9 gjykatës së Apelit ishte dhënë në më pak se 30 ditë që parashikon afati ligjor nga vendimi i shkallës së parë dhe se ky përshpejtim si kishte dhënë kohë organit të akuzës për të gjetur provat e reja të kërkuara nga gjykata e Faktit.
Gjithsesi, kërkesës së Gjykatës së Lartë nëse kishin prova të reja, prokurori edhe dje u përgjigj negativisht.
Avokati mbrojtës i Selmajt u shpreh se nuk mund të merren të akuzuar për vrasje në cilësi të veçanta katër gardistë për një plumb të vetëm.
Plumbi me të cilin u qëllua Aleks Nika, sipas avokatit, ka tre ditë që ka mbërritur në Shqipëri dhe ende nuk ka një vendim ekspertize për të.
Selmani ishte një prej 5 gardistëve të grupit të zjarrit të akuzuar nga prokuroria se gjatë protestës së dhunshme të 21 janarit kanë qëlluar ndaj protestuesve, që mbeten të vrarë në këtë demonstratë.