E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enver Faja, shuhet arkitekti i kryeqytetit

Arkitekti dhe diplomati Enver Faja, i cili u nda nga jeta tri dite me pare, iu bene dje, nderimet e fundit. Ne Galerine Kombetare te Arteve, familjaret, koleget, miqte e profesorit, por edhe kreret me te larte te shtetit, percollen me nderime arkitektin 77-vjecar, qe nderroi jete ne spitalin e Strasburgut, ne France. Ata thane se Enver Faja la pas nje sere veprash, te cilat perfaqesojne me dinjitet autorin dhe u sherbejne brezave te se ardhmes. "Veprat e tij ne Tirane jane kudo, por besoj se vepra e tij me e madhe eshte ndertimi i raporteve njerezore me koleget, miqte, studentet e tij",- tha Presidenti Bamir Topi. "Enver Faja u nda nga jeta, por ka lene mbrapa vepra te shkelqyera, qe e perfaqesojne dhe perjetesojne ate me dinjitet te madh ne kujtesen e qytetareve te ketij vendi",- tha kryeministri Sali Berisha. "Familja ka humbur njeriun e dashur, studentet kane humbur profesorin e dashur. Ne te gjithe kemi humbur nje njeri fisnik",- tha kryetarja e Parlamentit , Jozefina Topalli. "Nderkohe qe ne perpiqemi te perfundojme projektin e vepres se tij, planin e ri urbanistik te Tiranes, duke perdorur gjithe bagazhin e punes se tij profesionale gjate ketyre viteve, ne do t'ia dalim edhe me mungesen e tij fizike te misherojme parimet, per te cilat ai u perpoq dhe luftoi gjate gjithe jetes",- tha kryetari i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. "Enver Faja nuk ishte vetem nje arkitekt i shquar, ishte nje qytetar, i cili nuk mungoi ne te gjitha debatet qe i perkisnin qytetit, zhvillimit urbanistik; pra, ishte nje qytetar me nje ndjenje te thelle pergjegjesie",- tha ministri i Kultures, Aldo Bumci. Muzeu Historik Kombetar, Galeria e Arteve, Varrezat e Deshmoreve te Kombit, masterplani i Qytetit Studenti, ndertesa e Fakultetit te Shkencave te Natyres, e te tjera; jane godina qe kane per autor apo bashkepunetor, arkitektin Faja. Ai ka sherbyer edhe si Ambasador i Shqiperise ne Poloni, nga vitet 1992 deri ne 1996.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›