E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet ish-presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia

Ai ishte shtruar prej disa ditësh në sonatarium në Tiranë, ku vuante nga mpiksja e gjakut në veshka. Ali ishte 86-vjeç, teksa sot rreth orës 07:00 të mëngjesit i mbylli sytë përgjithmonë.

Alia vuante nga një komplikacion në mushkëri, (trenboembolia pulmonare), dhe për këtë arsye ishte shtruar disa herë në reanimacion, siç shpjegojnë edhe mjekët.

JETA

Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër dhe u bashkua me lëvizjen komuniste shqiptare përpara se të mbushte 20 vjeç. Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë për filozofinë marksiste -leninisite (1954) dhe ngjiti me shpejtësi shkallët e pushtetit me ndihmën e Enver Hoxhës. Në vitin 1961 ishte anëtar me të drejta të plota i byrosë politike në pushtet. (Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë).

Ramiz Alia është udhëheqësi i dytë dhe i fundit komunist i Shqipërisë (1985-1991). Gjithashtu ai ka qenë presidenti i parë i Shqipërisë postkomuniste (1991-1992). Dha dorëheqjen nga posti i presidentit më 3 prill 1992, pas zgjedhjeve të përgjithshme të fituara nga Partia Demokratike. Detyrat më të rëndësishme të Ramizë Alisë kanë qënë:
Sekretar i Parë KQBRPSH (1949-1955),
Ministër i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958),
Anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985),
Deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990),
Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991)
Kryetar i Këshillit Presidencial (1991).

/Start/

                                                                                             2011-10-07 08:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›