E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia 27-vjeçari i dënuar për vrasje

TIRANE - Ekstradohet nga Italia një 27-vjeçar i akuzuar për vrasje të kryer dy vjet më parë ne Rubik.

Edmond Hasani ishte arrestuar në Romë më 10 nëntor 2011, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë pasi gjykata e Mirditës kishte lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Armëmbajtjes pa leje“.

I riu nga Mirdita akuzohet se më 8 janar 2010, në Rubik, ka qëlluar me pistoletë Anduel Markun , duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›