E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-biznesit: Do ulim taksat. Opozita do të shkatërrojë të pasurit

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha në një takim sot paradite me përfaqësues të biznesit shqiptar deklaroi se qeveria ka prioritet uljen e taksave.
Berisha akuzoi opozitën se me platformat e saj kërkon të rikthejë cikle që vetënm rrënojnë ekonominë.

“Ne besojme se taksat e ulëta janë shumë hereë më të dobishme për shoqërine se sa taksat e larta. Nuk do ketë rritje taksash, por ulje të mëtejshme të tyre. E vërteta është se bota përjetoi krizën më të thellë, jo se ajo u gjet me taksa të ulta, por se u gjet me taksa të larta. E vërteta tjetër është se studimet shumë të besueshme kanë faktuar se çdo dollar i ulur nga tatimfitimi apo taksa e të ardhurave, 0.4 përqind i shkon punonjësit”

“Ata që mendojne se do të gjallërojnë ekonominë duke shkatërruar të pasurit do të rikthejnë ato cikle që u provuan më rrënimtaret në historinë e njerëzimit”, theksoi Berisha duke shtuar se teorite e opozitës për taksat janë të vjetëruara duke i cilësuar ‘marksiste’.
"Thirrjet e tyre të kujtojnë kohërat e nepit, por nëse është faktuar në mënyrën më të sigurtë një gjë, të varfrit nuk ndihmohen kurrë duke shkatërruar të pasurit në një vend të lirë. Nuk besojmë në dogmën marksiste të taksave të larta, jemi dhe do bëjmë gjithçka të ruajmë pozicionin e vendit me taksa më të ulëta në botë".

Kreu i qeverisë ka theksuar se është e nevojshme një paketë e re reformash ndërsa premtoi se do të ketë ulje të mëtejshme të taksave. “Sot është jetike një paketë e re reformash. Sot është vendimtare një përpjekje e re për të bërë sërish më kompetitive ekonominë shqiptare”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›