Ekstradohet nga Italia i dënuari për tentativë vrasje
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se 36 vjeçari Dibra ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.262, datë 27.04.2009, ka vendosur deklarimin e tij fajtor e dënimin me 13 vjet heqje lirie për veprën penale të "Vrasjes me dashje", të mbetur në tentativë.
Ngjarja për të cilën është deklaruar fajtor ky shtetas ka ndodhur në 11 prill 1997, në vendin e quajtur 'Oxhaku', në Tiranë, ku pas një grindje banale ai ka qëlluar me breshëri automatike në drejtim të automjetit ku ndodheshin shtetasit Arjan H., Sabaudin H. dhe Juljan P.
Ekstradimi i Armand Dibrës u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana dhe Interpol Romës.