E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet në mes të rrugës 65-vjeçari nga Kruja

17/08/2009  Ngjarja në fshatin Qerret, viktima u ekzekutua në orët e pasdites

Vritet në mes të rrugës 65-vjeçari nga Kruja

Pista kryesore, hakmarrja. I biri i viktimës vrau një shtetas në Nikël

KRUJE- Vritet në rrugë me armë zjarri një 65-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Qerret të Krujës, kur 65-vjecari Maliq Topalli është qëlluar me armë zjarri teksa ishte duke ecur në rrugë. Sipas pohimeve nga policia vendase shtetasi ka qene duke lëvizur në rrugët e fshatit teksa është goditur me armë zjarri duke i shkaktuar kshtu vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, ndërsa e gjithë ngjarja nuk ka pasur shumë dëshmitarë okularë. Megjithatë blutë e zonës me të marrë lajmërimin për një vrasje janë nisur drejt Qerretit. Burime nga komisariati i Krujës bëjnë me dije se viktima është një 65-vjeçar, i vrarë me armë zjarri, mendohet kallashnikov. Mendohet se ai ka qenë duke iu drejtuar banesës së tij kur ka rnënë në pritën e vrasësve të tij. Gjithashtu paraprakisht konkludohet se nuk ka qenë vetëm një person, autor në krim. Viktimës Topalli i është dhënë ndihma e shpejtë, por është deklaruar se ai ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra në organet jetësore. Po kështu burime nga policia bëjnë të ditur se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje pasi djali i viktimës ndodhet në burg pasi për kryerjen e një vrasje në Nikël, para pak kohësh. Djali i viktimës u arrestua pak kohë pas kryerjes së vrasjes dhe vuan dënimin për këtë krim. Nga ana tjetër policia është përqendruar më së shumti në këtë pistë, vrasje për hakmarrje, por nuk ka përjashtuar dhe ndonjë pistë tjetër. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të vrasjes. Kjo është vrasja e dytë e shënuar brenda një dite. Paraditen e djeshme ndodhi një tjetër vrasje me armë zjarri në qendër të qytetit të Peshkopisë ku mbeti i vdekur 35-vjecari Ulvi Vranici. Policia deklaroi se ngjarja kishte si shkak një konflikt pronësie mes viktimës dhe autorit të krimit i cili u arrestua pak minuta më pas. Vrasjet për hakmarrje dhe çështje pronësie zënë vendin e parë sipas statistikave të policisë së shtetit. Janë kryesisht këto dy çështje të nxehta të cilat shkaktojnë dhe numrin më të arë të viktimave në vend.

Motivi i mundshëm

Burime nga policia bëjnë të ditur se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje pasi djali i viktimës ndodhet në burg pasi për kryerjen e një vrasje në Nikël, para pak kohësh. Djali i viktimës u arrestua pak kohë pas kryerjes së vrasjes dhe vuan dënimin për këtë krim. Nga ana tjetër policia është përqendruar më së shumti në këtë pistë, vrasje për hakmarrje, por nuk ka përjashtuar dhe ndonjë pistë tjetër. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për identifikimin dhe kapjen e autorit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›