Rrëshen - Kalimash, sot mbyllet tuneli

Sot në mbrëmje në orën 23:00 autostrada Rëshen Klimash do të mbyllet. Një lajm të tillë e ka njoftuar Ministria e Transporteve që ditën e dielë. Sipas saj një ndër arsyet kryesore përse do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë janë pikërisht punimet elektromekanike të cilat nuk mund të zhvillohen në prani të trafikut të makinave.
Rruga do të figurojë e mbyllur që sot në orën 23:00 dhe do të rifolljë që të jetë përsëri e kalueshme gjatë të enjtes në orën 07:00.
Punimet do të bëhen pikërisht në tunelin e Thirrës në galerinë jugore dhe sipas specialistëve të ministrisë së Transporteve një shkak për moskalimin e mjeteve motorike është edhe siguria e tyre.
Në një njoftim të nxjerrë për mediat Ministria e Transporteve i kërkon ndjesë të gjithë përdoruesve të autostradës në Shqipëri dhe Kosovë dhe shpreson në mirëkuptimin e tyre.
Tuneli Rrëshen - Kalimash është pjesa më e shtrenjtë e një prej rrugëve të cilat i ka kushtuar më shumë buxhetit të shtetit shqiptar. Hapësira kohore që kjo rrugë ka kushtuar për udhëtarët të cilët shkojnë në Kosovë është e konsiderueshme. Kjo është hera e tretë që pas inagurimit tuneli bëhet i pakalueshëm, një herë aksidentalisht dhe në këto dy rastet e fundit për shkak të punimeve teknike që janë duke vazhduar.