E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Italia, i dënuari me 12-vjet burg

Zyra e “Interpol Tirana” ka mundur të kryejë ekstradimin nga Milano të Italisë drejt vendit tonë,  të një shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për 57-vjeçarin Basri Bejtja, lindur në Shkodër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e ka dënuar 57-vjeçarin me 12 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë dhe Mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

Ai është shpallur fajtor, pasi në vitin 1997, në fshatin Vukatanë në Shkodër, si pasojë e një konflikti pronësie ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin me iniciale R.A., ndërsa e ka plagosur rëndë.

Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›