E Shtunë, 31 Tetor 2026

ODIHR Asistence teknike komisionit per reformen zgjedhore

ODIHR ka deklaruar sot se do t’i japë asistencë teknike komisionit të posaçëm parlamentar për reformen zgjedhore përmes vizitës së një grupi ekspertesh në Tiranë që nis sot dhe do të vijoje deri në 27 janar. Në një deklaratë për shtyp të kësaj zyre, ODIHR sqaron se do ofrojë këshillim për ndryshimet e planifikuara në Kodin Zgjedhor, që do hartohen nga komisioni i posaçëm para zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës. “Sipas praktikës së mirë, të pranuar gjerësisht, që ndryshimet në legjislacionin zgjedhor të paraqiten të paktën një vit përpara zgjedhjeve, ODIHR-i është i gatshëm ta ofrojë menjëherë ndihmën e tij”. tha Beata Martin-Rozumiloëicz, drejtuese e Departamentit të Zgjedhjeve në ODIHR.Ekspertët e ODIHR gjatë qëndrimit këtu, do zhvillojnë takime me Kryetaren e Kuvendit, komisionin e posaçëm dhe grupin e ekspertëve teknikë të zgjedhjeve, si dhe me përfaqësuesit e partive partive të vogla politike, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›