E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama I gatshem te hetohem per 21 Janarin

Kryetari i PS-së, Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, u shpreh i hapur për hetimin e deputetëve socialistë dhe atë personalisht, lidhur me ngjarjet e 21 janarit.
“Asnjë ngurrim nga ne, nëse prokuroria kërkon mandatet e 3 deputetëve. Unë personalisht jam gati të hetohem së bashku me ta, dhe se kuptoj se cfarë kanë bërë 3 deputetët më shumë se unë në organizimin e demonstratës së 21 janarit. E di fare mirë që asnjë nga deputetët s’ka bërë më shumë vetë për të organizuar demonstratën e 21 janarit. Ne të gjithë deputetët jemi të gatshëm të kontribuojmë në procesin hetimor, duke thënë të vërtetën, më shumë se të vërtetën asgjë më shumë se të vërtetën. Apel prokurorisë, të na përfshijë të gjithëve, mua të parin në hetimt e saj dhe kam gjithë gatishmërinë të jap kontributin tim ashtu siç kemi të gjithë gatishmërinë për të dhënë kontributin tonë”.
Ndërkohë Rama i kërkoi gjykatave të revokojnë masën arrest shtëpie për komandantin e Gardës së Republikës, shoferin e tij, shefin e IT-së në kryeministri dhe të merret masa arrest në burg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›