E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Italia i dënuari me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni

Dashamir Koka u dënua për shfrytëzimin e një shtetaseje moldave
Policia e Durrësit ka kryer ekzekutimin e Urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës të vitit 2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin Dashamir Koka, 32 vjeç, me banim në fshatin Shën Vlash Durrës, i dënuar në mungesë. Ky person ka mbërritur në Rinas dhe u vu në pranga nga policia për të vuajtur dënimin që kishte marrë. Në ngarkim të 32 vjeçarit, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka filluar në vitin 2003 hetimet për veprën penale të Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese parashikuar nga neni 114/a pika 5 të Kodit Penal. Në lidhje me këtë, gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar në mungesë me shtatë vjet arrest burg, dënim të cilin ai do ta kryeje duke filluar nga data 10 qershor 2009 pasi gjatë gjithë kësaj periudhe ka mundur të jetojë i fshehur në shtetin italian. Strukturat e Sektorit Operacional dhe Kërkimit pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Durrës për një periudhe kohe realitivisht të gjatë në sajë të informacioneve të marra arritën të saktësojnë vendndodhjen e tij në shtetin italian, informacione që ju përcollën Policisë së Shtetit fqinje nëpërmjet  Zyrës së Interpol Tiranës. Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se Dashamir Koka në bashkëpunim me shtetasit Artan T. e Redi N,. banorë të Rrethit Durrës kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni shtetasen moldave A. D. Ata ishin pjesëtarë të trafikut të vajzave që vinin nga Europa Lindore, trafik i cili ndiqte linjën Mal Zi- Shkodër- Itali. Koka mbërriti në Rinas me linjën ajrore Romë-Tiranë rreth orës 11:00 të ditës së djeshme dhe ekstradimi i tij u bë nga Interpol Roma. E dhunuar seksualisht, moralisht dhe fizikisht vajza moldave ka dëshmuar për policinë shqiptare dhe më pas edhe në gjykatë se është keqtrajtuar e përdhunuar në mënyrë sistematike në mjedise të ndryshme si në holete, motele, apartamente banimi dhe banesa të cilat janë marrë me qira. Policia nuk ka dhënë shumë detaje pasi prostitute moldave është marrë në mbrojtjen e drejtësisë shqiptare dhe asaj italiane. Zyra rajonale e Luftës Kundër Trafiqeve Durrës në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit të Durrësit pas një pune 3 mujore kanë bërë të mundur identifikimin dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal të një grupi italo shqiptar që merrej me trafikun e femrave për prostitucion. Gjatë periudhës 1999 - 2003 ky grup ka trafikuar për qëllim prostitucioni femra ruse, moldave e shqiptare në qytetin e Sardenjës në Itali. Bazuar mbi informacionin e grumbulluar, në datë 1 maj 2003, rreth orës 17:30, forcat e Drejtorisë së Policisë së qarkut Durrës kanë organizuar një operacion si rezultat i të cilit janë arrestuar Durim Kadri Tafa, 29 vjeç, lindur në Vrrinë e banues në Shijak të Durrësit dhe shtetasin  Murat Sefer Koka, 35 vjeç, lindur në Vrrinë e banues në fshatin Katundishte të Përmetit. Ndërkaq, gjatë 3 muajve të fundit është bërë i mundur arrestimi i 4 pjesëtarëve të tjerë të kësaj organizate kriminale nga të cilët 2 në Shqipëri dhe dy në Itali. Ata janë: Dashamir Sefer Koka, 27 vjeç, lindur e banues në Vrinë, Durrës, i arrestuar në Olbia të Italisë, Trëndelinë Kaja, 32 vjeçe, lindur e banuese në Lushnje, e arrestuar në Olbia të Italisë; Dëfrim Ajet Isufi, 31 vjeç, lindur në Shijak e banues në Durrës dhe Shpëtim Sefer Koka, 31 vjeç, lindur e banues në Vrrinë, Durrës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›