Ekstradohet nga Italia, i kerkuari per plagosje
Ekstradohet nga Roma nje person i kerkuar nga drejtesia shqiptare, per vrasje te mbetur ne tentative. Zyra e Interpol Tiranes, beri te mundur ekstradimin e shtetasit Denis (Ardian) Jakup Balliut, 37 vjec, nga Durresi. Ky person, i njohur me dy emra, ishte shpallur ne kerkim nderkombetar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendim te dates 7 mars 2007, ka vendosur ndaj tij masen e sigurise arrest me burg, per vepren penale te vrasjes me dashje mbetur ne tentative. Sipas policise, i ekstraduari akuzohet se me date 10 shkurt 2007, ne nje lokal tek "Rruga e Kavajes" ne Tirane, ka tentuar te vrase me arme, shtetasin Daniel C., por i ka shkaktuar atij vetem plage ne trup. Menjehere pas kesaj ngjarje, autori eshte larguar dhe per dy vjet ka mundur te fshihet ne vendin fqinj, Itali. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol-Tirana me Interpol-Romen, me date 22 nentor 2008, u be i mundur arrestimi me qellim ekstradimin drejt vendit tone, i shtetasit Denis (Ardian) Balliu.