E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alpha Bank: Per 6 muajt e pare te vitit, 214.7 milione euro fitime neto

Alpha Bank ne Greqi ka shpallur rezultatet per gjysme e pare te vitit ne vazhdim, duke raportuar 214.7 milione euro fitime neto. Kompania njoftoi dje se per Shqiperine, ku Alpha Bank shenon dhjete vjet prani ne treg, operacionet sollen 4.1 milione euro perfitime per kete periudhe

Z.Yannis S. Costopoulos, drejtor i grupit deklaroi se "ne cerekun e dyte te ketij viti, kemi vene re shenja te rritjes se stabilitetit ne kushtet e mikro-ekonomise, pas nje periudhe pasigurie te konsiderueshme". Ai shtoi se "fokusi yne mbetet menaxhimi i kujdesshem i bilancit tone". Kurse vijoi: "Modeli yne i biznesit, i cili i perket nje cikli te kreditit elastik, sjell nje grup shume te forte fitimesh dhe rrit ne menyre te konsiderueshme treguesit tane te kapitalit ne kushtet e tregut te sotem". Me tej, ai tha se "permiresimi i kapacitetit tone te fitimit, i shoqeruar me menaxhimin vigjilent te cilesise se kreditit, do te lejoje rritjen e fleksibilitetit ne menaxhimin e biznesit tone per te shkuar perpara".

"Vecanerisht per Shqiperine, ku Alpha Bank shenon nje dekade prezence ne treg, operacionet tona sollen 4.1 milione euro perfitime per kete periudhe. Portofoli i kredive u rrit me 9.3 % ne cdo 3 mujor ne 518 Milion Euro duke perfshire organizatat nderkombetare, ku ne kryesojme financimin e projekteve te caktuara ne infrastrukture. Depozitat ne banken tone arriten vleren e 396 milione euro, 6% me shume se vitin e kaluar", - ka pohuar Costopoulos.

Nderkohe, z. Mantzounis, drejtori i Alpha Bank deklaroi: "Ne kete ambient kompleks operues, Alpha Bank ka forcuar bilancin e saj. Ne kemi rritur nivelin e likuiditetit dhe kapitalit tone, si dhe kemi rritur konsiderueshem rezervat per te zbutur perkeqesimin e parashikuar te cilesise se aktiveve. Menaxhimi yne vazhdon te marr masa per te permiresuar kapacitetin tone te fitimit permes rregullimit te riskut te cmimit si dhe te veprimeve per kontrollin e kostos. Gjithashtu, vecanerisht inkurajuese eshte hyrja ne tregjet nderkombetare te kapitalit". "Kjo ishte evidente nga transaksioni yne i fundit i pa garantuar i nje financimi prej 500 milion Euro, i cili ishte nje hap i pare ne diversifikimin e fondeve tona me shumice, larg nga skema e qeverise per likuiditetin", - perfundoi z. Mantzounis.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›