E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia i kërkuari për vrasje

Një 32-vjeçar është ekstraduar sot nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
 

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën ka bërë të mundur arrestimim 32-vjeçarit Gjovalin Karraj lindur në Mirditë.

Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, e ka dënuar me 18 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me dashje".

Arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit Gjovalin Karraj është kryer në datën 03.03.2011, në Gubbio - Perugia, në sajë të shkëmbimit të informacionit ndërmjet Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me Interpol Romën.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›