E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu takon policët para ministrisë së brendshme

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka takuar policët në ministrinë e brendshme vetëm pak çaste para nisjes së protestës së FRESSH-it përpara godinës së ministrisë.
 

Në kalimin e tij rastësor para ministrisë së brendshme, ambasadori Arvizu ka takuar forcat e policisë duke përcjellë kështu edhe mesazhin për një funksionim sa më të qetë të protestës së FRESSH-it.
 

Ndërkohë pritet që të nisë protesta e Forumi t Rinor Eurosocialist shqiptar para ministrisë së Brendshme për të kërkuar largimin e ministrit Lulëzim Basha.
 

Të rinjtë e forumit eurosocialist do të kërkojnë largimin e ministrit Basha duke e konsideruar atë një nga përgjegjësit kryesorë për vrasjen e 4 demonstruesve gjatë demonstratës së 21 janarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›