E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Italia i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

Sipas Policisë së Shtetit, 22 vjeçari Ngresi, lindur në Fier, i është dorëzuar në aeroportin “Nënë Tereza” përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg“, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

I kërkuari Ngresi akuzohet se më 18 shkurt të këtij viti është nisur në drejtim të Italisë duke marrë me vete nëpërmjet mashtrimit shtetasen shqiptare F. Sh.

Pas mbërritjes në Itali, ai e ka detyruar shtetasen e mësipërme që të ushtrojë prostitucion, fillimisht në një lokal e më pas në rrugë. Shtetasja e F. Sh. ka mundur të largohet pas dy muajsh nga i kërkuari Enea Ngresi, duke u kthyer në Shqipëri.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, më 19 qershor u bë i mundur arrestimi në Itali i Enea Ngresit, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-09 19:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›