E Diel, 1 Nëntor 2026

Shijak, plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar

Një 35-vjeçar është plagosur me armë mëngjesin e sotëm në Shijak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në këtë qytet ku 35-vjeçari Gentian Bërhami është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën mjekësore ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
 

Sipas policisë 35-vjeçari është qëlluar nga një distancë e afërt ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur në motive banale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›