E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, familjarët e minatorëve tentojnë të bllokojnë rrugën

Familjarët e minatorëve grevistë kanë tentuar mëngjesin e sotëm të bllokojnë rrugën hyrëse në Bulqizë por nuk janë lejuar nga policia. Ata kanë mbështetur minatorët të cilët prej 17-të ditësh ndodhen në grevë urie në nivelin e 14-të të minierës së Bulqizës ndërsa gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e përkeqësohet.
 

Ndërkohë pritet që sot minatorët të ulen në tryezë me përfaqësuesit e ACR-së për të arritur një marrëveshje në lidhje me kërkesat e tyre.
Kompania “ACR” kërkoi që takimi me minatorët të zhvillohet sot në orën 11:00 në zyrat e saj në Tiranë por kjo kërkesë u refuzua nga minatorët pasi i konsideruan si të padrejta kushtet e drejtuesve të firmës për palët negociatore si dhe takimi duhet të zhvillohet në Bulqizë dhe jo në Tiranë.
 

Ndërkohë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës pezulloi dje lejen e ACR-së për shfytëzimin e minierës së Bulqizës.

Pezullimi erdhi pas kërkesës së Repartit të Inspektim-Shpëtim Minierave për mbylljen e përkohshme të minierës dhe për pezullimin e lejes minerare të ACR-së deri në rehabilitimin e plotë të saj. Ndërkohë RISHM ka depozituar dje një padi penale në prokurorinë e krimeve të rënda për drejtuesit e grevës së urisë me akuzën dëmtim me pasoja të rënda të pronës publike dhe shkelje të sigurisë në punë.

Ndërkohë katër inspektorë të Repartit të Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave, (RISHM) kanë hyrë dje brenda minierës së Bulqizës dhe kanë inspektuar nga afër gjendjen brenda galerisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›