Ekstradohet nga Italia një 43-vjecari, kërkohej për vrasje
TIRANë- Një 43 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare për vrasje, u ekstradua një ditë më parë nga Italia. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur sot se Zyra e Interpol Tiranës ekstradoi nga Roma shtetasin Gëzim Ndreu, 43 vjeç, nga Vlora, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Tiranë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit "arrest me burg" në mungesë, për veprën penale të "vrasje me paramendim".
43 vjeçari Ndreu akuzohet për vrasjen me armë zjarri për motive të dobëta të shtetasit Besian Brecani në qershor të vitit 1997 në Tiranë. Bëhet e ditur gjithashtu se arrestimi dhe më pas ekstradimi i tij u mundësua në sajë të bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën.
(m.a/atsh/BalkanWeb)