E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kom. Veprimtarive Prodhuese shqyrton draftin për planifikimin e territorit

TIRANE- Shqyrtimi dhe miratimi i planeve rregulluese të qyteteve të mëdha kalon në kompetencë të Këshillit Kombëtar të Territorit. është ky thelbi i projektligjit që ka nisur të diskutohet në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.
Relatorët e draftit shpjegojnë se qëllimi i projektligjit nuk është të prekë kompetencat e pushtetit vendor por ti japë fund situatës kaotike në qytetet e mëdha ku mungojnë planet rregulluese.

Me projektligjin e ri , në kompetencë të Këshillit Kombëtar të Territorit kalojnë edhe lejet e ndërtimit në oborret e institucioneve publike e arsimore, zonave universitare, spitaleve dhe kopshteve.

Drafti i ri për planifikimin e territorit pritet të diskutohet në komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese edhe gjatë ditëve në vijim ku do të mbrohet nga ekspertët e Ministrisë së Punëve Publike.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›