E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia, vrau 2 vjet më parë

Një 27-vjeçar i kërkuar për vrasje është ekstraduar dje nga Italia drejt Shqipërisë.

Edmond Hasani, 27 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e rrethit Mirditë ka lëshuar masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas policisë, 27-vjeçari Hasani, kishte vrarë më 8 janar të vitit 2010, në Rubik, Anduel Markun.

Hasani është arrestuar në nëntori të vitit të kaluar si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas,Hasani u është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›