E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Milano, 34 vjeçari, i dënuar me 3 vite burg për mashtrim

TIRANË- Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e djeshme, u krye ekstradimi nga Milano, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Mirjan Mustafa Qarri, 34 vjeç, nga Durrësi. 

Ky shtetas, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin datë 01.04.2008, e ka dënuar me 3 vjet burg për kryerjen e veprës penale të mashtrimit. 

I ekstraduari Mirjan Qarri mësohet se në vitin 2006, i ka marrë përmes mashtrimit shtetasit Afrim S., shumën e 3000 eurove me premtimin se do t'i nxirrte vizë të rregullt. 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, ky shtetas u arrestua në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›