“Lezha”, KQZ vendos: Min. e Brendshme do verifikojë listat përmes sistemit TIM
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vensoi me 4 votat e anëtarëve të saj pranoi ankimin e PS-së, e cila kërkoi që listat e Qarkut Lezhë, ti nënshtrohen verifikimit të sistemit TIM.
PS ka kërkuar që KQZ t’i drejtohet Ministrisë së Brendshme për ata që i konsideron si votues fiktivë në Lezhë, pasi sipas tyre rezulton se shumë persona nuk kanë qenë fare atje ditën e zgjedhjeve dhe se shumë të tjerë kanë votuar më shumë se një herë.
KQZ nuk arriti dje pasdite të ketë një vendimmarrje për këtë çështje, ku palët ankimuese paraqitën pretendimet e fundit, pas hapjes së kutive të disa qendrave të votimit në Lezhë.
PD kërkoi rivlerësim të rezultatit përfundimtar në këtë qark, ndërsa PS nga ana e saj kërkon që KQZ të shpallë pavlefshmërinë totale të zgjedhjeve në të gjithë qarkun, pasi nga provat e siguruara prej tyre faktohet se ka pasur manipulime në disa qendra votimi.
lajmi vijon....
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Qarku Lezhë, PS: Ministria e Brendshme të hetojë votuesit fiktivë, PD: Po Shihni ëndrra