Apelohet burgosja e Dajtit dhe Xhoxhit
TIRANË- Mbrojtësi ligjor i dy të arrestuarve tashmë avokat Arben Qeleshi me tu njohur me vendimet e datës 10 gusht 2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, të vleftësimit të arrestit në flagrancë si të ligjshëm dhe caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për Dritan Dajtin dhe kunatin e tij Ergest Xhoxhi, po përgatit ankimin e vendimit për në Gjykatën e Apelit.
Ky lajm konfirmohet nga burimet e afërta të familjes, të cilët shtuan se në ditët në vazhdim pritet që të dorëzohet pranë Gjykatës së Apelit ankimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në kryeqytet. Sipas mbrojtjes, vendimi i caktimit të masave të arrestit me burg është i rëndë dhe do të kërkohet një masë më e butë për shkak të shëndetit të tyre jo të mirë.