E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Roma, i dënuari për vrasje

Ekstradohet nga Roma, drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Gëzim Baftjar Ndreu, 43-vjeç, lindur në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr. 759, datë 15. 09. 2009, ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit “arrest me burg“, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim“, parashikuar nga neni 78, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Shtetasi Gëzim Ndreu, në datë 04.06.1997, rreth orës 14:00, tek ish-lokal “Kolonja”, ka vrarë për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin Besian Brecani. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Gëzim Baftjar NDREU. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›