E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis stina shqiptaro-italiane, "Dy popuj, nje det, nje miqesi"

Ambasada Italiane ne Tirane ne bashkepunim me shume partnere institucionale dhe private, italiane dhe shqiptare, organizon "Italia dhe Shqiperia 2010 - dy Popuj, nje Det, nje Miqesi": nje stine e madhe evenimentesh qe ka per qellim te theksoje raportin e mrekullueshem ndermjet Italise dhe Shqiperise si dhe ndermjet italianeve dhe shqiptareve. Ne fakt lidhjet jane tradicionalisht shume te forta. Afrimiteti kulturor dhe miqesia ndermjet dy vendeve perfaqesojne nje pjese te rendesishme te kesaj lidhje dhe bashkepunimi eshte shumeanesh. Ne nivelin politik, Italia ka mbeshtetur fuqimisht Shqiperine qe ne fillim te viteve '90 pergjate rruges se konsolidimit institucional dhe te zhvillimit social-ekonomik. Sot, Italia mbeshtet me bindje aspiratat europiane te Tiranes. Takimet politike dhe ato ndermjet krereve ndjekin njera tjetren, pavaresisht ngjyrave politike te njerit apo tjetrit prej vendeve, duke deshmuar keshtu vecantine e raportit dypalesh. Ne 12 shkurtin e kaluar dy Kryeministrat ai shqiptar dhe ai italian firmosen nje Deklarate Partneriteti Strategjik: nje instrument politik per te strukturuar, intensifikuar dhe thelluar dialogun ndermjet dy vendeve ne nje shumanshmeri drejtimesh. Ne aspektin ekonomik, lidhjet jane shume dinamike (Italia eshte partneri i pare tregtar i Shqiperise dhe investitori i pare i drejtperdrejte, 18 mije shoqeri te vogla private shqiptare ushtrojne aktivitet ne Itali). Ky partneritet i privilegjuar ka ne themelet e saj lidhjet e forta dhe spontane te shoqerise civile italiane dhe shqiptare: ne Itali eshte i pranishem komuniteti shqiptar, aktiv dhe i mireintegruar, i perbere nga pothuaj gjysme milioni personash, nderkohe qe ne Shqiperi ndodhet nje komunitet italian dhe pse modest ne terma numerike por shume aktiv dhe i pranishem ne te gjithe territorin. Jane 18 mije studente shqiptare qe frekuentojne Universitetet Italiane dhe 85 mije studente shqiptare te regjistruar ne shkollat e arsimit te detyrueshem ne Itali. Ata perfaqesojne nje burim autentik.
Duke e permbledhur, ajo ndermjet Italise dhe Shqiperise, eshte nje miqesi speciale qe i kalon raportet klasike ndermjet vendeve fqinje. Kjo miqesi eshte nje model i vertete per marredheniet ndermjet fqinjeve. Eshte pikerisht nga keto shqyrtime qe lind ideja per t'i dedikuar dialogut te mrekullueshem dypalesh nje "pranvere italiane" te evenimenteve ne Tirane dhe ne gjithe Shqiperine. Programi "Italia dhe Shqiperia 2010 - dy Popuj, nje Det, nje Miqesi", do t'ju lejoje te merrni pjese ne 25 koncerte dhe spektakle, 5 prezantime kinematografike, 10 ekspozita fotografie, 28 konferenca, 5 manifestime sportive, 7 iniciativa ne sektorin e ekonomise dhe tregtise, 6 aktivitete ne fushen e arsimit dhe 5 konkurse me tematika te ndryshme.

Meta: Deti qe na ndante, tani na bashkon
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, z. Ilir Meta mori pjese mbreme, ne celjen zyrtare te Pranveres Italiane me teme "Italia dhe Shqiperia 2010 - Dy popuj, nje det, nje miqesi", aktivitet qe u zhvillua ne ambientet e rezidences se Ambasadorit Italian ne Tirane. Si evenimenti me i madh me karakter promovues i realizuar ndonjehere ne marredheniet mes dy vendeve, kjo nisme e Keshillit te Ministrave te Republikes Italiane, me mbeshtetjen e Ministrise se Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise, do te sherbeje per te evidentuar dhe per te nxitur me tej potencialin e jashtezakonshem te bashkepunimit mes dy vendeve, ne shume fusha e sektore prioritare, sic jane ekonomia, tregtia, energjetika, infrastruktura, transportet, kultura dhe shoqeria civile.
Ne fjalen e mireseardhjes Ambasadori i Republikes Italiane ne Tirane, z. Saba D'Elia e vuri theksin ne kuadrin e privilegjuar te marredhenieve te shkelqyera midis dy vendeve, qe deshmohen qarte nga vizita e fundit e Kryeministrit Berisha ne Itali si dhe nga vizita e Ministrit te Puneve te Jashtme te Italise, z. Franko Fratini ne Tirane me 12 prill.
Gjithashtu Ambasadori D'Elia vuri ne dukje lidhjet tradicionale kulturore e ato te miqesise qe ekzistojne mes dy popujve, te cilat perbejne nje ure te pazgjidhshme te ketyre marredhenieve. Ai e cilesoi kete projekt te hapur ndaj ideve e nismave dhe ftoi, me kete rast, te gjitha subjektet shqiptare e ato italiane te marrin pjese aktivisht per realizimin e veprimtarive te ngjeshura te kesaj stine.
Ne fjalen e tij, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme z. Meta falenderoi Qeverine italiane per ndermarrjen e kesaj iniciative qe permes spektrit te gjere te konferencave e debateve me karakter ekonomik, integrues dhe zhvillimor, do te deshmoje partneritetin paresor strategjik, politik e ekonomik me Italine fqinje e mike. Ne kete kuader, ai pershendeti veprimtarite qe do te ndermerren me rastin e 20 vjetorit te Kooperacionit per Zhvillim, themelimin e Forumit te Dialogut ndermjet Shoqerive Civile Shqiptaro-Italiane, por edhe diskutimet mbi projekte te perbashketa per zhvillimin e ekonomise dhe te infrastruktures ne Shqiperi.
Duke e cilesuar si nje stine te madhe te miqesise, Zv. Kryeministri Meta vleresoi se Pranvera Italiane do te ndricoje nga nje kendveshtrim unik lidhjet e forta kulturore e shpirterore mes dy popujve, qe bazohen, nder te tjera, ne diasporen e hershme te arberesheve te Jugut te Italise dhe ne komunitetin e sotem te shqiptareve ne Itali, te cilet po pasurojne e konsolidojne gjithnje e me shume urat tradicionale te miqesise mes dy vendeve. Ne fund, z. Meta vleresoi rolin edhe kontributin e vecante te komunitetit shqiptar ne Itali ne marredheniet e forta mes dy vendeve duke theksuar se: "20 vjet me pare kishim nje det qe na ndante, ndersa sot kemi nje det qe na bashkon, e mbi te gjitha nje projekt te perbashket: Evropen e Bashkuar, me Shqiperine dhe Ballkanin si pjese te saj, nje here e pergjithmone." "Pranvera Italiane 2010 - Dy popuj, nje det, nje miqesi" do te zgjase nga muaji mars deri ne qershor 2010, ne qytetet kryesore te Shqiperise.

Te gjitha evenimentet e programit shqiptaro-italian

Nga marsi ne qershor "Italia dhe Shqiperia 2010 - dy Popuj, nje Det, nje Miqesi", do te jete nje moment i rendesishem per reflektim dhe argetim, ne drejtim te miqesise se madhe mes dy vendeve tona

Hapja e evenimenteve, me 14 mars ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane, i eshte besuar kompanise italiane te kercimit akrobatik "Kataclò". "Kataclò" eshte e famshme ne gjithe boten dhe do te paraqese nje spektakel sugjestionues akrobatik me titull Love machines dedikuar Leonardo da Vincit.
Opera Rigoletto Giuseppe Verdit (20 Mars) dhe koncerti violinistit te famshem Uto Ughi (8 Prill) do te inaugurojne stinen stimuluese te koncerteve. Ndermjet ekspozitave qe do te organizohen do te jene ato te artit klasik dhe bashkekohor ne titullin "Classici Splendori" dhe "Atmosfere del '900" (21 Prill - 18 Maj), me 80 vepra nga me prestigjozet te koleksioneve te piktures italiane (Ca' la Ghironda); regjizori Giuseppe Tornatore (Nuovo Cinema Paradiso, Baarìa), do te jete i ftuar special ne nje prezantim kinematografik te rendesishem (28 Prill- 2 Maj).
Nga 22 deri ne 25 prill, ne perputhje dhe me Diten Nderkombetare te Librit dhe te Drejtes se Autorit, do te mbahet Salloni i Librit italian dhe shqiptar: ne qender te Tiranes do te krijohen hapesira te posacme te dedikuara literatures me te mire, italiane dhe shqiptare, por mbi te gjitha dedikuar veprave letrare qe shprehin lidhjen kulturore ndermjet dy vendeve.
"Italia dhe Shqiperia 2010 - dy Popuj, nje Det, nje Miqesi", do te jete mbi te gjitha nje mundesi per te diskutuar dhe reflektuar mbi tematika te rendesishme per te ardhmen e Shqiperise: bashke me politikane dhe intelektuale te spikatur do te flitet per infrastrukturen dhe Europen; e nje rendesie te vecante do te jete konferenca nderkombetare dedikuar Korridorit VIII (29 - 30 Prill) i cili do te kontribuoje per te afruar Ballkanin Perendimor me vendet e BE-se si dhe konferenca mbi fondet europiane (IPA) per te pershpejtuar integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian ( 19 Maj).
Nje hapesire e gjere do t'i lihet edhe produkteve "Made in Italy" me nje edicion special te Fiera del Levante ne Tirane, nderkohe qe instituti per tregtine e jashtme (ICE) do te realizoje evenimente promocionale te dedikuara sektorit gastronomik italian.
Kooperacioni per Zhvillim i Ministrise se Puneve te Jashtme Italiane, qe kete vit mbush 20 vjet aktivitet ne Shqiperi, do te jete "protagonisti" i muajit Prill: konferenca, seminare, tavolina te rrumbullaketa dhe ekspozita do te jene pjese e kesaj perkujtimoreje. Gjithashtu, konkursi mbi aktivitetin e Kooperacionit per Zhvillim ne Shqiperi do te vleresoje me cmime reportazhin dhe artikullin gazetaresk me te mire.
Nje konference shume e rendesishme, ne te cilen do te marrin pjese shume personalitete do te perballet me temen "Imigracioni dhe Integrimi" (6 Maj) dhe per te mbledhur mendimet e shumta te sektoreve te shoqerise civile do te krijohet "Forumi i Dialogut te Shoqerise Civile italiane dhe shqiptare" qe mund te zhvilloje nje rol te rendesishem nderlidhes ndermjet institucioneve te dy Vendeve me qellim dhenien e me shume pergjigjeve te pershtatshme per ceshtjet e aktualitetit.
Arsimi eshte nje pjese tjeter e rendesishme e kesaj "pranvere italiane": "ExposcuolaDireFuturo" (23-24 Mars) do te mundesoje thellimin e tematikave te formimit ne shkolle. Shqiperia eshte nje vend me popullsi te re, keshtu qe te rinjte shqiptare do te jene ne qender te vemendjes se kesaj stine. Per kete arsye, ndermjet shume iniciativave, do te kete nje eveniment te madh muzikor Italodance Festival (12 qershor), aktivitete sportive si Milan School Cup (7-8 Maj), nje turne futbollistik per femije te shkollave shqiptare dhe nje turne Beach Volley (6 Qershor) dhe nje Kurs Vele i organizuar nga Trupi i Guardia di Finanza Italiane (Qershor). Eshte gjithashtu ne program nje loje argetuese e quajtur "Gjuetia e thesarit" e shoqeruar me vleresime me cmime e cila do te zhvillohet ne rruget e Tiranes, si dhe shume aktivitete te tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›