Një ministër i qeverisë Thaçi akuzohet për korrupsion
Emri i ministrit të përfolur për shkelje nuk është publikuar ende, por gazeta “Koha Ditore” shkruan se ai mban një dikaster të rëndësishëm. Ministri dyshohet për përvetësimin e dhjetëra miliona eurove, ndërsa kërkesa për shkarkimin e tij i është bërë javën e kaluar drejtpërdrejt kryeministrit Hashim Thaçi.
Sipas gazetës kosovare, burimet insistojnë se kërkesa përmban të dhëna të mjaftueshme për të argumentuar dhjetëra miliona euro keqpërdorime të ministrit të dyshuar, ose së paku janë të mjaftueshme për të nisur një proces gjyqësor ndaj tij.