E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga SHBA-ja i kërkuari për vrasje

Ekstradohet nga Los Angeles, SHBA, drejt vendit tonë një 34-vjeçar nga Burreli i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
 

Gentian Doda, vjeç 34 është dënuar Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat me 20 vjet burg për veprat penale "Vrasje e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje”.
 

I ekstraduari Gentian Doda është deklaruar fajtor nga gjykata për vrasjen me armë zjarri më datë 27 tetor 1997 të shtetasve Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka.
 

Arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tone është bërë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Washington.
 

Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›