Hungarezet, habi per Bogdanin
Nese nje sulmues i Hungarise, qe luan ne Seria A do te mbetej jashte ekipit kombetar dhe trajneri hungarez do te ftonte lojtare nga kampionati vendas, edhe mediave shqiptare do t'iu bente pershtypje nje gje e tille. Fakti qe Bogdani ka mbetur jashte ekipit kombetar, ne nje kohe qe shenoi gol ndaj Lacios, vetem nje jave me pare ne Seria A, ka ngjallur habi per mediat hungareze. Sipas tyre, holandezi Ari Han nuk ka ftuar ndaj Hungarise, me 28 mars nje lojtar me emer si Bogdani. Por sulmuesi shqiptar ka qene pjese e kombetares ne ndeshjet e meparshme dhe nuk e ka justifikuar vendin, ne formacionin baze per sa ka luajtur, duke mos shenuar asnje gol. Ari Han, ne vigjilje te ndeshjes se radhes nuk e ka thirrur sulmuesin shtatlarte te Kievos.