E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet cmimi i biletave, per Hungarine

Kombetarja do te kete si arme plus tifozerine, ne ndeshjen radhes ne 28 mars, ndaj Hungarise. Pritet qe stadiumi "Qemal Stafa" te mbushet plot, pasi cmimi i biletave, i publikuar dje nga ana e FSHF-s,e shihet me mjaft leverdi. FSHF ka bere nje ulje drastike te cmimit, krahasuar me ndeshjet e tjera, kur ka pasur kundershtare edhe me te lehte. Kjo per shkak se perballja me Hungarine shihet si ndeshje vendimtare, per te ardhmen e ekipit tone perfaqesues. Kuqezinjte, ne kete sfide delikate do te kene edhe tifozet, si lojtare te 12-te, si nje avantazh, per te gjetur fitoren e dyte, ne eliminatoret e Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010". Kombetarja shqiptare eshte para te tjerave me ndeshje, dhe nese deshton ndaj hungarezeve, i ka te gjitha gjasat qe te perfundoje ne vend te parafundit, ku edhe ka qene gjate viteve te kaluara. Nen drejtimin e Ari Han, perfaqesuesja shqiptare synon qe te "hakmerret" me ekipin qe i ka shkaktuar te vetmen humbje ne grupin e pare, dhe vetem fitorja do ta ndihmoje per te permbushur nje fare suksesi. Ari Han, ne drejtim te kuqezinjve, pas barazimit me Malten, pritet te ndryshoje modulin e lojes.

Cmimi i biletave, per ndeshjen. Shqiperi -Hungari (28 Mars 2008)

Stadiumi "Qemal Stafa"

A dhe B (30 mije leke)

D-2 (7 mije leke)

D-1 dhe D-3 (5 mije leke)

C dhe E (2 mije leke)

Grupi I

(Nd.) (GV) (Pike)

Danimarka 3 +4 7

Hungaria 4 +2 7

Shqiperia 5 +3 6

Portugalia 4 +1 5

Suedia 3 +1 5

Malta 5 -11 1


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›