Ekstradohet ngaItalia, u dënuapër prostitucion
TIRANë- Një 30 vjeçar nga Nikla e Krujës është ekstraduar dje nga Italia për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare për akuzën e "trafikut të femrave për prostitucion". Erjon Kallmeta ishte arrestuar në Itali në nëntor të vitit 2009 dhe akuzohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka mashtruar një shtetase, duke e dërguar në Itali për ushtrim prostitucioni në këtë vend.
Në qershor të 2004, Gjykata e Durrësit e dënoi me 15 vjet heqje lirie.
Në Aeroportin "Nënë Tereza" të Rinasit, 30 vjeçari Kallmeta iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
(s.g/BalkanWeb)