E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, konfliktmes firmës e banorëveplagoset punëtori

BULQIZë- Sot rreth orës 11:40 një 33-vjecar është plagosur me armë pas një sherri për cështje pronësie. Ngjarja e rëndë ndodhi krahinën e Tërnovës në Bulqizë, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje, duke identifikuar të plagosurin si Zenel Grrica.

Nga të dhënat e parë të policisë mësohet se Grrica ishte përfaqësues i një firme që kryente punimet në minierë, por nga ana tjetër banorëet nuk lejonin që firma të kryente punimet pas një konflikti mes tyre e firmës. Kjo është arsyeja që policia dyshon se mund të kenë qënë banorët e zonës ata që kanë plagosur punonjësin e firmës.

Policia e Bulqizës ka nisur hetimet për zbardhjen e cështjes, si dhe vënien para drejtësisë së autorëve të plagosjes.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›