Ektradohet nga Italia 30-vjeçari, ishte dënuar për prostitucion

Një 30-vjeçar është ekstraduar nga Milano drejt Shqipërisë pasi ishte dënuar për prostitucion. Burime nga policia bëjnë me dije se nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Milano, Itali drejt vendit tonë i shtetasit Erjan Kallmeti, 30 vjeç lindur në Nikël, Krujë.
Ekstadimi i tij u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Trafikimit të femrave për prostitucion".
Shtetasi Erjan Kallmeti, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka mashtruar shtetasen R. B., me qëllim dërgimin e saj në Itali, për ta shfrytëzuar si prostitutë.
Ndërkohë në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.