Kapelo i jep fund karrierës së Bekam:Eshte i madh ne moshe
LONDER- Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo i ka dhënë efektivisht fund karrierës ndërkombëtare të ish- kapitenit të skuadrës Devid Bekam. Një ditë përpara ndeshjes miqësore me Hungarinë, Kapelo tha për televizionin ITV Sport, se mesfushori i Los Angeles Galaxy është shumë i madh në moshë për të luajtur sërish për Anglinë.
“Faleminderit Devid” tha Kapelo, i cili e përdori ish lojtarin e Manchester United dhe Real Madrid si pjesë e stafit të tij në kampionatin e fundit boteror, Afrike e Jugut 2010. 35 vjecari Bekam, bëri debutimin e tij kundër Moldavisë në 1996-ën, ndërsa shfaqja e tij ndërkombëtare më e fundit ishte kundër Bjellorusisë në tetor të vitit të kaluar. Ai ka shënuar 17 gola për Anglinë.
Por vete Bekam, i cili humbi botërorin për shkak të një dëmtimi, ka thënë se nuk do të tërhiqet kurrë nga futbolli ndërkombëtar. Duke folur dje për gazetarët në Los Anxheles, ai tha se ka ndërmend të rikthehet në mes të shtatorit.
(s.g/balkanWeb)