E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet për në SHBA shqiptari

Është ekstraduar për në SHBA shtetasi Besmir Boshnjaku 24 vjeç lindur në Shkodër. Sipas informacioneve Boshnjaku ishte arrestuar nga Gjykata e Distriktit të New York, SHBA, dhe ishte akuzuar për veprën penale 'Transportim automjetesh të vjedhura'. Ky person është liruar me garanci por nuk është paraqitur në seancën gjyqësore të radhës prandaj gjykata lëshoi ndaj tij urdhërin e arrestit për veprën penale të shkelje së ligjit federal mbi garancinë pasurore. Sipas verifikimeve të kryera nga autoritetet policore amerikane, rezultoi se ai ishte larguar nga SHBA në drejtim të Athinës, Greqi dhe më pas në Shqipëri dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washington. Pas marrjes së informacioneve të mësipërme dhe Urdhërit të Arrestit Ndërkombëtar, bazuar në Traktatin dypalësh të Ekstradimit midis Shqipërisë dhe Shtetteve të Bashkuara të Amerikës policia ka bërë ndalimin i shtetasit Besmir Boshnjaku në qytetin e Shkodrës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur lejimin e ekstradimit të shtetasit Besmir Boshnjaku. Ekstradimi është miratuar më pas nga Ministria e Drejtësisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›