E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës-Kukës, Basha kërkon pavlershmërinë e hetimeve

Ministri i Jashtëm Lulzim Basha ka kërkuar nga Gjykata e Lartë, pavlefshmëri të hetimeve për rrugën Durrës-Kukës. Kërkesa është bërët nga avokati i Bashës, Zef Nikaj. Sipas pretendimeve të paraqitura nga avokati, Gjykata e Lartë nuk ka kompetencë për të shqyrtuar këtë çështje. Nikaj i ka vlerësuar si të pa pavlefshme hetimet e Prokurorisë, duke pretenduar se afati i hetimeve ka skaduar. Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, mbërriti në orën 10:00 në Gjykatën e Lartë, ku ende po zhvillohet gjyqi në ngarkim të hetimeve për rrugën Durrës-Kukës. Në gjykate është edhe i akuzuari tjetër për abuzimet në segmentin Rrëshen-Kalimash, ish-drejtori juridik Andi Toma. Pritet vendimi nga kolegji i Gjykatës së Lartë i kryesuar nga Spiro Spiro, të paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme për shpërdorimet me fondet në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, si dhe në pabarazi në tendera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›