Gjenden 24 predha, çmontohen nga njësia antieksploziv
Drejtoria e Policisë së Qarkut, Durrës konfirmoi sot se mbi 20 predha u gjetën mbreme në rrugën e vjetër Thumanë-Nikël në rrethin e Krujës. Predhat u transportuan ne nje poligon ku edhe u cmontuan nga njesia antieksploziv
FUSHË KRUJË- Plot 24 predha u gjetën mbrëmjen e kaluar në rrugën e vjetër Thumanë-Nikël në rrethin e Krujës. Predhat janë çmontuar nga forcat e policisë dhe njësia antieksploziv.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit, bënë të ditur sot se 3 nga predhat ishin të kalibrit 152 mm, 10 të kalibrit 122 mm, ndërsa 11 të tjerat të kalibrit 100 mm. Nga të njëjtat burime mësohet gjithashtu se pas izolimit të vendit të ngjarjes, shërbimet e komisariatit të policisë së Krujës dhe njësia antieksploziv bënë transportimin e tyre në poligon dhe më pas çmontimin e tyre.
(d.b/BalkanWeb)