Topi dekoron familjet e 22 viktimave të regjimit
Kreu i shtetit dekoroi sot familjaret e disa shtetasve qe u pushkatuan ne vitet '50-te per nje shperthim ne ambasaden ruse ne Tirane. "Ne duhet të ndihmojme këtë shtrese si ne aspektin ligjor ashtu dhe ne ate financiar", tha Topi
TIRANE-Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekoruar sot familjarët e 22 viktimave të pushkatuar pa gyq në vitin 1951 të akuzuar nga regjimi komunist si autore dhe përgjegjës për shpërthimin në ambasadën ruse. Presidenti shqiptar tha gjate momentit te dekorimit se “kjo histori ashtu si dhe shume të tjera që kane lidhje me krimet e diktaturës nuk duhen harruar. Ne duhet të ndihmojme këtë shtrese si ne aspektin ligjor ashtu dhe ne ate financiar duke mbeshtetur keshtu dëmshperblimin e te ish te perndjekurve te diktatures”, tha Topi.
Sipas kreut të shtetit, edhe pse të persekutuar, këto familje nuk u tërhoqën dhe mposhtën, por rifituan vendin e tyre në shoqëri. “Në shoqërinë tonë ndodh që historia ka qënë shumë e dhimbshme për gjenocid por asnjëherë substrari, pjesa më e shëndoshë e shoqërisë sonë nuk është mposhtur. Përfaqësuesit më dinjitozë të familjeve tuaja, njerëz që kanë ditur të përballojnë dramat e kohës kanë mundur të rikuperohen dhe të ripërtërihen dhe sot të kenë përfaqsues të denjë në shoqëri”.
Pushkatimi i 22 personave ne vitin 1951 mes te cileve edhe nje grua eshte nje nga ngjarjet me te dhimbshme te kohes se diktaturës .
(d.b/News24/BalkanWeb)