E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në tragetin Korfuz-Sarandë, s’ka të lënduar

Mësohet se zjarri ka shpërthyer në njërin prej motorëve të tragetit, teksa mjeti po udhëtonte në ujërat greke në drejtim të Sarandës.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, pasi zjarri është fikur në kohë dhe trageti ka mbërritur në destinacion duke vazhduar udhëtimin vetëm me njërin motor.

Ngjarja shkaktoi panik tek banorët, duke qenë se ato ndodheshin në det të hapur. Udhëtarët janë shprehur se nuk kishin mjete sigurie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›