Ekstradohet rrembyesi e trafikanti i te dashures se shokut

TIRANE- Ekstradohet nga Belgjika Lefter Yzeiraj i denuar me 18 vite burg rrembim personi dhe trafikim te femrave ne bashkepunim te nje vajze nga Laci. E demtuara mesohet se eshte detyruar te ushtroje prostitucion ne Belgjike.
Lajmi u be i ditur dje zyrtarisht nga burime zyrtare te Policise se Shtetit qe thane se Yzeiraj 39 vjec u ekstradua nga Belgjika ne drejtim te Shqiperise ndersa ishte ne listen e te kerkuarve te zyres se Interpolit.
Ai eshte denuar me 21 tetor te vitit 2008 nga Gjykata e Kurbinit me 18 vite burg pikerisht per vepren penale trafikimit te femrave per qellime prostitucioni e kryer ne bashkepunim si dhe te rrembimit te personit.
Sipas policies Lefter Yzeiraj nga Ballshi eshte akuzuar dhe denuar se ne vitin 2002 ne bashkepunim me Edmond Malcin dhe Ylli Lushajn kane rrembyer me qellim trafikimi per prostitucion nje vajze me inicialet M. R.
Kjo e fundit ishte e dashura e Edmond Malcit i cili gjithashtu ka bashkepunuar sipas policise per te trafikuar te dashuren e tij ne drejtim te Italise dhe me Pas te Belgjikes ku duhej te ushtronte prostitucion. Nderkaq menjehere pas marrjes se informacionit te marre ne ate kohe nga policia Malci dhe Lushaj jane arrestuar nga policia.
Nderkaq ne te kundert Yzeiraj mundi te largohet duke mberritur ne Belgjike. Pas hetimit te kryer te ceshtjes gjykata denoi te dyshuarit me denimet perkatese ndersa Yzeiraj u denua me 18 vite burg per akuzen e rrembimit te personit dhe trafikimit te femrave per qellime prostitucioni nga Gjykata e Kurbinit per ngjarjen e vitit 2002. Pas denimit te tij ai ishte shpallur ne kerkim nderkombetar dhe me 19 mars te ketij viti ai u arrestua ne Bruksel me qellim ekstradimi drejt Shqiperise.