E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trush lopet dhe delet ne dhomen e gjumit

Gjendje skandaloze ne komunen e Berdices. Banoret kerkojne nderhyrjen e shtetit per shpetimin e bagetive ndryshe do te rebelohen


Shteti duhet te drejtoje syte nga ne dhe te mos na genjeje pasi durimi ka nje kufi. Mos na beni te shkojme ne ekstrem se pastaj nuk i dihet. Keshtu shprehen banoret e fshatit Trush ne komunen Berdice ne Shkoder te cilet protestojne lidhur me lenien pas dore te fshatit te tyre me rreth 1000 shtepi dhe rreth 5000 banore i cili eshte i permbytur.


Na kane sjelle nga nje pako me ushqime 3 paketa makarona 3 kg miell 1shishe vaj dhe fasule qe diku ka qene e diku jo. E gjitha me vlere rreth 900 leke te reja por ne nuk kemi as shume nevoje per ushqim per vehte sesa per blegtorine.


Ato i kerkojne shtetit qe te mundesoje ekzistencen e tyre qe eshte e lidhur me blegtorine e token dhe qe te dyja jane nen uje. Ka banore te ketij fshati qe i kane ngjitur bagetite ne dhomat e banesave ne katet e dyta ndersa te tjere i kane derguar tek vende me te larta disa kateshe . Met Maksuti i cili ka pak kohe qe ka ndertuar shtepine e re me dy kate per ti shpetuar bagetite i ka ngjitur ato ne katin e dyte te baneses ne dhomen e gjumit.


Sipas banoreve 80 e fshatit jeton me blegtori dhe deri tani u kane dhene pak ushqim per to. Kujtim Mehja banor i ketij fshati shprehet se erdhi ketu Ilir Meta tha dy fjale premtoi dhe iku duke na genjyer. Populli ka nevoje per ti ardhur ne ndihme ne keto dite te veshtira dhe jo per fjale boshe dhe genjeshtra.


Zef Gjoni tjeter banor i Trushit shprehet se cdo shtepi ka prani te ujit. Autoritetet kane sjelle ushqim per njerezit por shume pak per bagetite me te cilet jetojme. Hajrulla Tula shprehet se kane sjelle 5 thase koncentrat per 15 krere bageti por nuk mjaftojne. Kam derguar lope e dele ne katin e dyte per ti shpetuar por ato duan te ushqehen.


Nuk kemi mundesi te gjejme ushqim per bagetine se te gjitheve iu eshte mbuluar me uje ndersa dhe rruget nga Rranzat e nga Shkodra jane plot me uje dhe thuajse jemi te izoluar. Banoret e Trushit i kane larguar familjet tek te afermit ne zona te tjera ndersa meshkujt kane qendruar. Ato kerkojne pranine dhe ndihmen e shtetit qe sipas tyre nuk po pyet per to.


Dhe sikur te dale dielli ne jemi te mbaruar se uji nuk iken kollaj pasojat jo se jo dhe me teper askush nuk na thote se do demshperblehemi. Jemi ne dimer dhe nuk e dime deri kur do vazhdoje kjo situate. Politikanet e kane kollaj shkojne ne paralament flasin dy fjale e marrin 2 milione leke te vjetra ne muaj.


Ne kemi mbaruar me te gjitha. Akoma nuk e ka marre vesh qeveria se jemi mbyte. Ajo hap Vaun e Dejes dhe ne mbytemi. Jane rreth 1000 shtepi qe presin 30 lekeshin e qumeshtit per kilogram per te jetuar ndersa pa ushqim bagetite do ngordhin. Kane sjelle ushqim dhe nuk jane kujtuar per qirinj se kemi 12 dite pa drita.


Dhe koncentratin qe na e dhane e kemi ndare si me peshore farmacie nga 2-3 kg per familje. Faleminderit per ushtrine dhe kedo por durimi yne po shkon drejt fundit. Ne jemi popull i mire nuk bejme presion por ka mbaruar jetesa e populli po kalon ne krize. Me e keqja shtepi ketu ka humb 10 milione.


Keta te qeverise e kane hape deren nga nuk cilet.
Krefamiljare e te tjere banore qe kane qendruar ne kete fshat shprehen se po durojne shume disa here permbytje kete here dhe shtepite e gjithcka dhe durimi i tyre do te marre fund nje dite dhe atehere ata shprehen se askush nuk do tu dale me perpara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›