Fshehu hashashin ne kamion mbyllet hetimi
Trafiku drejt Greqise
TIRAN- Prokurorise per Krime te Renda ne kryeqytet iu deshen tete muaj kohe per te zbardhur autoresine e trafikut te 20 kg hashash drejt Greqise sasi kjo e sekuestruar me 29 prill 2010 ne piken e kalimit kufitar te Kakavijes ku edhe u arrestua edhe shoferi i kamionit Artur Musta.
Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes dhe togave te zeza ku pas hedhjes ne short te dosjes eshte caktuar peseshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti per shqyrtimin e ceshtjes.
Sipas kerkeses per gjykim me nr.92 qe Shekulli ka siguruar nje kopje mesohet se i pandehuri Artur Musta ka konsumuar vepren penale te Trafikimit te narkotikeve te ngelur ne tentative pasi me 29 prill 2010 ka tentuar te kaloje ne Greqi nje sasi prej 20 kg hashash.
Po ate dite policia kufitare arrestoi edhe shtetasit Pella Dervishi dhe shtetasin Endri ani te cilet me pas u liruan per shkak se nuk u provua se ata kishin dijeni per lenden narkotike te fshehur poshte kokes se kamionit me targa Gj 1327 B dhe rimorkion me targa Gj 1328 B.
Ne momentin qe kamioni eshte afruar ne pike kalimin kufitar qeni i anti-droges ka nuhatur qe poshte kamionit jane vendosur disa pako me hashash. Nga kontrolli i policise eshte konstatuar se poshte dyshemese se trajnerit ishin fshehur 18 pako ne forme cilindrike te mbeshtjella me leter natriban me peshe qe varionin nga 1 kilogram e 100 grame deri ne 1 kilograme e 150 gram secila me peshe te pergjithshme 20 kilogram hashash. Ne momentin e konstatimit eshte arrestuar shoferi i pare i kamionit i pandehuri Musta dhe shoferi i dyte i kamionit Dervishi si dhe djali i pronarit te kamionit ani.
Gjate hetimit dy keta te fundit u liruan nga pergjegjesia penale pasi Prokuroria zbuloi se personi qe kishte organizuar trafikun e kesaj lende narkotike ishte i pandehuri Musta. Sipas dosjes mesohet se kamioni bosh ishte nisur nga Gjirokaster dhe do te kalonte ne Greqi ku ne kryeqytetin helen Athine do te furnizohej me materiale te ndryshme per llogari te nje kompanie private.