Rama Te marten rifillojne protestat

Opozita do te vijoje marredhenien e kushtezuar me Parlamentin pavaresisht nisjes se dialogut per ngritjen e komisionit
Mazhoranca po e zvarrit zgjidhjen e krizes politike duke mos marre parasysh oferten
TIRAN - Kryesocialisti Edi Rama akuzoi dje mazhorancen se po behet pengesa e vetme per arritjen e zgjidhjes se krizes politike. Per liderin e opozites demokratet po e zvarrisin zgjidhjen e krizes duke mos marre ne konsiderate kerkesen e bere nga Partia Socialiste per hetimin e zgjedhjeve te kaluara parlamentare permes ngritjes se nje komisioni hetimor ku opozita heq dore nga fletet e votimit.
PS dhe PD kane rene dakord parimisht per ngritjen e komisionit por vendimmarrja ne Kuvend u shty per shkak te situates ne veri te vendit. Por socialistet akuzojne mazhorancen se shkaku i vertete i shtyrjes eshte zvarritja e ceshtjes.
Sipas kreut te selise roze eshte detyra e qytetareve qe te reagojne per gjendjen e veshtire ne te cilen ndodhen per te larguar kete qeveri nga pushteti. shte fare normale qe nje qeveri e cila ia merr popullit votat edhe kur populli nuk ia jep te sillet me popullin keshtu sic sillet qeveria e Sali Berishes dhe vete Saliu.
Por eshte teresisht normale po ashtu qe opozita dhe qytetaret te gjithe se bashku te reagojne me kembengulje per ta larguar nje qeveri te kesaj natyre dhe per ti hapur rruge nje procesi qeverises i cili duhet te bazohet tek vota e lire dhe duhet te perfaqesoje interesat e njerezve - tha Rama.
Gjate bashkebisedimit te perjavshem me gazetaret kryesocialisti theksoi se opozita do te vijoje protestat e saj deri ne realizimin e kerkesave per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Duke theksuar rendesine e protestave si e vetmja rruge per largimin e qeverise qe sipas tij perfaqeson interesat e oborrit lideri i opozites njoftoi se protestat do te rifillojne diten e marte.
Te jeni te sigurt qe protestat do te vazhdojne dhe do te vazhdojne sipas kalendarit te paracaktuar. Ka pasur vetem nje moment nderprerje thjesht per shkak te situates se krijuar dhe qysh nga e marta e ardhshme dhe me tutje protestat do te vazhdojne duke filluar aty ku u nderprene ne qytetin e Durresit - tha Rama.
Lidhur me marredhenien qe do te kete PS me Parlamentin kryesocialisti deklaroi se marredhenia e kushtezuar me Parlamentin do te vazhdoje duke sqaruar se deputetet e kesaj force gjate seancave plenare do te diskutojne projektligjet e ndryshme por pa marre pjese ne votim.
Marredhenie e kushtezuar me Parlamentin dhe perpjekje ne Parlament per ti dhene zgjidhje krizes politike per te adresuar drejt problemet e vendit per te trajtuar permes mocionit per debat qe edhe ai eshte zvarritur padrejtesisht dhe paturpesisht nga spikerja e Kuvendit per ne fund fare te sesionit ceshtjes se marredhenieve mes vendit tone dhe BE ne kushtet e refuzimit te statusit te kandidatit dhe e mosceljes se negociatave per anetaresim ne BE - tha Rama.
Permbytjet mund te ishin shmangur
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama u shpreh se permbytjet do te shmangeshin nese qeveria do te kishte nderhyre ne kohe per marrjen e masave per ngritjen e infrastruktures se nevojshme.
Ne jemi te bindur qe propozimi qe ne kemi bere per te nderhyre duke realizuar nje operacion radikal kunder permbytjeve eshte propozim i realizueshem por ata qe qeverisin jane te paafte per ta perqafuar kete vizion transformues.
Perpara mbrojtjes se gjithe infrastruktures se vendit nga uji vendosen shiritat elektoral e keshtu me radhe ne te gjitha shprehjet e degraduara te nje pushteti i cili pikerisht sepse i vjedh votat nuk do tia dije per njerezit - theksoi Rama.