E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ekstradohet spiuni i parë kinez në SHBA, i dënuar për përpjekje për të vjedhur sekretet tregtare të aviacionit

Një spiun kinez është dënuar për komplot për të vjedhur sekrete tregtare nga disa kompani amerikane të aviacionit dhe hapësirës ajrore, ka thënë Departamenti i Drejtësisë, njofton Sky News.
Yanjun Xu është operativi i parë kinez i ekstraduar në SHBA për të dalë në gjyq.
Yanjun u akuzua për përdorimin e pseudonimeve të shumta që në vitin 2013 për të kryer spiunazh ekonomik dhe për të vjedhur sekrete tregtare në emër të Pekinit. 
Ai është dënuar për dy akuza për komplot dhe tentativë për të kryer spiunazh ekonomik, përveç akuzës së komplotit për të kryer vjedhje të sekretit tregtar dhe dy akuza për tentativë për vjedhje të sekreteve tregtare.
Sipas Departamentit të Drejtësisë, vendimi do të thotë se spiuni i Ministrisë Kineze të Sigurisë së Shtetit mund të përballet me deri në 60 vjet burg dhe gjoba prej më shumë se 5 milion dollarë (3.7 milion £).
Ai do të dënohet më vonë nga një gjykatës federal i rrethit.
Ndihmësdrejtori i FBI-së, Alan Kohler Jr tha se byroja po punonte me dhjetëra agjenci amerikane për të ndarë
informacione dhe burime për të luftuar operacionet e spiunazhit të kryera nga Republika Popullore e Kinës (PRC).
“Për ata që dyshojnë në qëllimet reale të PRC, kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi; ata po vjedhin teknologjinë amerikane për të përfituar ekonominë dhe ushtrinë e tyre,” tha ai.
Yanjun u akuzua për përdorimin e pseudonimeve të shumta që në vitin 2013 për të kryer spiunazh ekonomik dhe për të vjedhur sekrete tregtare në emër të Pekinit.
Ai u arrestua në Belgjikë në prill 2018 dhe u ekstradua në SHBA gjashtë muaj më vonë.
Yanjun shënjestroi disa kompani amerikane të aviacionit dhe hapësirës ajrore, duke përfshirë GE Aviation, një njësi e General Electric Co, tha Departamenti i Drejtësisë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›